Bordi drejtues kërkon dorëheqje nga drejtori i N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, i anuloi vendimet e tij për largimin e 93 të punësuarve

TË FUNDIT

Po nxehet gjendja në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” pas vendimeve të u.d. drejtorit të kësaj ndërmarrjeje publike, Marjan Mitovski i cili pas emërimi të tij, ka sjellë vendime që 93 të punësuarve t’u prishen kontratat dhe vendimet e punës së mbi 30 të punësuarve. Bordi drejtues i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi në seancën e djeshme i shfuqizoi vendimet e Mitovskit dhe kërkojnë që ky i fundit t’i kthejë të punësuarit e larguar në punë.

“Detyrat joligjore që i kanë marrë mbi 30 të punësuar të ndërmarrjes, Bordi drejtues i anuloi ndërsa pika tjetër e debatit ishte për largimin e 93 të punësuarve të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi sipas programit vjetor, të cilët i largoi u.d. drejtor Marjanço Mitovski. Ai është i obliguar që deri në fund të 2022, sipas programit për punësim, t’i  kthejë në punë”, tha Stojançe Kashikovski, kryetar i sindikatës së N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Pasi i zbaton vendimet e këtilla të Bordit drejtues të Ujësjellësi dhe kanalizimi, kërkohet që u.d. drejtori Mitovski të japë dorëheqje për shkak të mënyrës së të punuarit por edhe për shkak të kërcënimeve ndaj të punësuarve për largim nga puna. Nëse ai vetë nuk japë dorëheqje, kërkojnë që deri të mërkurën kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ta shkarkojë. Në të kundërtën, paralajmërojnë se do të organizojnë grevë.

“Ne si organizatë sindikale dhe sindikatë reprezentative SUTKOZ, kërkojmë para se gjithash, drejtori vetë të dorëhiqet për shkak se të enjten ekipi drejtues u dërgoi të gjithë të punësuarve mesazh kërcënues se do të largohen nga puna për shkak të sistematizimi të ri me racionalizim. Atë e marrim si kërcënim të drejtpërdrejt ndaj të punësuarve për vendet e tyre të punës”, pohoi Stojançe Kashikovski, kryetar i sindikatës së N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Për gjendjen në NP Ujësjellësi dhe kanalizimi, u deklaruan edhe Lidhja e sindikatave të Maqedonisë prej ku thonë se të punësuarit e larguar nga puna do të kthehen në punë, ndërsa kërkojnë nga kryetarja Arsovska që të ndërmarrë masa adekuate.

“LSM u bëri thirrje Qytetit të Shkupit dhe kryetares Danella Arsovska, që menjëherë të ndërmarrin masa për zgjidhjen e situatës brenda kësaj ndërmarrjeje publike, në të kundërtën do të jenë fajtorë të drejtpërdrejtë për “sjelljen e individëve të caktuar që veprojnë sikur janë sherifë”, me çka do të jetë në pikëpyetje kredibiliteti i Qytetit dhe kryetarit”, thonë nga LSM.

Mitovski u emërua u.d. drejtor i Ujësjellësi dhe kanalizimi pasi kryetarja Arsovska e shkarkoi drejtorin paraprak Zllatko Perinski për shkak të mospajtimeve në lidhje me tenderin për stacionin e filtrimit.