Bombat "në dollap" për një kohë! Zaev përmend edhe “Plan B”!?

TË FUNDIT

Kryeopozitari Zoran Zaev dha sot garanca se nuk do të ndikoj në asnjë formë që shteti të merr vlerësim eventual negativ me Raportin e Progresit. Ai u tha sot medieve se do t’i rri besnik parimeve që përcaktuan të huajt, dhe do të përmbahet. Por edhe ai pret që kushti tjetër të përmbushet nga pushteti.

Në qoftë se Marrëveshja nuk zbatohet, kjo do të reflektohet edhe në raportin e Komisionit evropian. Qeveritë, sidomos kreu i tyre, kanë përgjegjësi të veçantë në kohë krizash politike. Në qoftë se veprojnë menjëherë dhe duke vepruar, tregojnë se me të vërtetë kanë vullnet të mirë, bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të ndihmojë”, tha Çarls Gereth

Kushtet që i paraqiti ambasadori britanik Qarlls Gereth, në emër të korit diplomatik, për njërin nga hisedarët politik të marrëveshjes së Përzhinos, janë porosi të qarta, andaj edhe garanton se nuk do të asgjë të jashtëzakonshme.

Kryeopozitari Zoran Zaev u tha sot gazetarëve se e kupton barrën që përcakton raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë, andaj ofron bashkëpunimin e plotë të tij dhe të partisë që përfaqëson, që shteti të mos merr vlerësim negativ nga Brukseli.

LSDM-ja vazhdimisht po bën kompromise, keto i bën gjithmonë ne favor të qytetarëve dhe tërë Maqedonisë. Gjithsesi kjo është vërtetuar edhe në deklaratat e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët janë ana neutrale këtu ndërmjet dy palëve të polarizuara – pushteti dhe opozita. Kjo çështje është absolvuar në Maqedoni. Gjithsesi se në të mirë të shtetit ne jemi të përgatitur të bëjmë kompromise, vetëm me qëllimin Maqedonia të hapërojë drejt BE-së”, tha Zaev.

Kërkesë e ndërkombëtarëve ishte edhe ndërprerja e publikimit të përgjimeve të tjera, të cilat i paralajmëroi Zaev përmes rrjetit sociale.

Por sot kryeopozitari tha se nuk ka plan tjetër, përpos atij për t’iu bashkuar familjes evropiane

LSDM-ja është tërësisht e përkushtuar për t’i ndihmuar vendit tonë që të mbetet në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimit Evropian. Duke u nisur nga kjo fry më, gjithmonë kemi qenë kooperativë, maksimalisht fleksibilë, tërësisht të përkushtuar për procesin, për arsye se për ne nuk ekziston “Plan B”. Nuk ekziston alternativë për Maqedoninë, përveç anëtarësim të tërësishëm të saj në Unionin Evropian dhe në NATO”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Kreu i social-demokratëve tha se ligji për qeverinë dhe përgjegjësitë që do të kenë zëvendësministrat e LSDM-së, vazhdon të jetë problem për pushtetin. Por edhe kjo gjë sipas tij duhet të tejkalohet brenda pak ditëve, kur edhe pritet të publikohet raporti i progresit për Maqedoninë.

Për zbatimin e marrëveshjes ka folur dje edhe kryeministri Nikola Gruevski. Edhe ai ka thënë se përkrah në tërësi këtë pakt të cilin e ka firmosur vet, dhe se grupet punuese po tentojnë të gjejnë kompromis me opozitën për zgjidhjen ideale.