Në internet u publikuan materiale të reja të përgjuara. Gjashtë të ashtuquajtura “bomba” janë publikuar në profilin e “Ilija Gromovnik” në rrjetin YouTube. Në biseda mund të dëgjohet sponsorizimi i klubit të basketbollit nga vendi, kurdisje të lustrimit, abuzim të ELEM-it, koordinim të funksionarëve nga opozita dhe pushteti se si të sillen para mediave. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ka degjuar vetëm nje pjesë prej përgjimeve të reja dhe se janë të njejtat të cilat i ka dërguar në Prokurorinë Publike Speciale.
“Unë nuk i kam dëgjuar të gjitha bisedat te them sinqerisht.Pak më erdh mundimshëm pas gjhithë asaj që kam dëgjuar. Prej asaj që kam dëgjuar një pjesë është prej paketës që e kemi dorëzuar në Prokurorinë publike Speciale. Ajo vetëm dëshmon se nuk na kanë dorëzuar vetëm një pjesë prej përgjimeve që është berë në mënyrë të paligjshme”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Prokuroria themelore në Shkup thotë se është hapur lëndë dhe se po e kërkojnë personin që ka publikuar videot.
“Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka dhënë udhëzime dhe urdhëra së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndërmarrë veprime në drejtim të bombave që janë publikuar në “YouTube”. U morën masa për të përcaktuar origjinën e personit që lëshoi bombat dhe nga cili vend u ngarkuan videot. Në Prokurorinë themelore në Prilep, merren masat lidhur me bombat që u shpallën në një tubim”, thonë nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e punëve të brendshme thonë se ka filluar hetimi per publikimin e bisedave të përgjuara.
Ndryshe, neni 1, alinea 3 nga ligji për ndjeke të komunikimeve thotë:
“Ndalohet posedimi, përpunimi, publikimi i çfarëdolloj materiali që rrjedh nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve të kryera në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, duke përfshirë përdorimin dhe disponimin e tyre në procesin zgjedhor, qëllimet dhe procedurat politike dhe të tjera”.
Nga Prokuroria Speciale Publike pohojnë se nga atje nuk ka rrjedhur asnjë material. Ndryshe bëhet fjalë për materiale të cilat deri tani nuk janë publikuar.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
