Bojan Jovanovski – Boki 13 sot paradite erdhi në Prokurorinë Publike Themelore Shkup për të shtruar ankesa për procesverbal.
“Gjykata Themelore dorëzoi njoftim me shkrim në Prokurorinë Publike Themelore Shkup se personi i gjykuar ka kërkuar dhe se Gjykata do t’i japë leje të vijë në PTHP Shkup që të japë deklaratë”, thonë për MIA-n nga Prokuroria Publike.
Jovanovski javën e kaluar për rastin “Reket” u dënua me nëntë vite burgim ndërsa ish-prokurorja speciale Katica Janeva mori dënim me burg prej shtatë vitesh./MIA
