Aktgjykimi për lëndën Lidhja ndërkombëtare në të cilën akuzuari i parë është Bojan Jovanovski Boki 13 , do të publikohet më 7 prill 2022, njoftoi sot gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova pas fjalëve përmbyllëse të Jovanovskit. Ai në seancën e sotme i propozoi gjykatës që t’i gjykojnë sipas provave e jo sipas personalitetit dhe veprës së tij. Seanca e parë u mbajt më 1 korrik 2020. Sipas aktakuzës të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Adrian Amzoski se marrin pjesë në projekt përmes Lidhjes ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit duke i dëmtuar me disa mijë euro. I akuzuari i parë në këtë lëndë është Bojan Jovanovski-Boki 13 i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale “mashtrim dhe larje parash”. Të akuzuar të tjerë për këtë lëndë janë edhe ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i të akuzuarit të parë dhe Jasna Mandiq-Ercegoviq.
