Për shkak të digjitalizimit të librave shkollor për nxënësit e klasave të katërta, në shenjë bojkoti disa prindër sot nuk i lëshuan fëmijët në shkollë. Ata janë të revoltuar se pse sepse fëmijët nuk kanë marrë libra në shkolla. Kjo vjen pas paralajmërimit të bojkotit të iniciativës “Libra dhe mësim duhet të ketë”. Njëri prej iniciatorëve Fisnik Rustemi tha se ky është vetëm bojkot paralajmërues që është organizuar vetëm sot, pasi nuk duan t’i dëmtojnë fëmijët e tyre në procesin e mësimit.
“Ky ishte vetëm një bojkot paralajmërues dhe sa ka sukses nuk kemi statistikë por mendoj se ka qenë pjesërisht i suksesshëm, shkaku i kohës pasi e organizuam shumë shpejtë. Ministrja duhet të jetë e përgatitur për një bojkot më masiv dhe këtu i kisha lutur të gjithë këshillat e prindërve nëpër shkolla të organizohen dhe vetë të vendosin. Ne jemi iniciator por për bojkot duhet të vendosin këshillat e çdo shkolle e çdo qyteti dhe çdo regjioni”, tha Fisnik Rustemi .
Ministrja e Arsimit Milla Carovska thotë se asnjë shkollë nuk është e mbyllur për shkak të bojkotit dhe se përqindja e atyre të cilët bojkotojnë mësimin është shumë e vogël.
“Sa do që të jetë përqindja për momentin është e vogël pasi që asnjë shkollë nuk është e mbyllur për shkak të bojkotit. Bojkoti nuk i kryen punë askujt dhe më së paku është në interes të nxënësve. Ne si ministri dhe Qeveri në mënyrë intenzive mundohemi që të sigurojmë arsim që është në funksion të çdo nxënësi. Apeloj deri të prindërit dhe deri të disa parti politike që ti largojnë interesat e tyre personale por ta shikojnë interesin e fëmijëve”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Nga e njëjta iniciativë paralajmërojnë protestë të mërkurën me kërkesë që nxënësit e klasës së katërt tu kthehen librat shkollor. Për këtë ministrja Carovska ka përsëritur qëndrimin se procesi me konceptin e ri po zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer dhe se mësimdhënësit janë të kënaqur nga mbarëvajtja e procesit.
