Bojan Jovanovski sot në Prokurorinë themelore publike Shkup ka ngritur kallëzime penale në procesverbal për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe autorizimit, zhvatjes, mashtrimit, dhënies së dëshmisë së rreme, ndoshta torturë dhe mjekim të papërgjegjshëm.
Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukoski para Prokurorisë deklaroi se Jovanovski e shfrytëzon të drejtën ligjpore nga neni 273 nga Ligji për procedurë penale, ku thuhet se çdo qytetar mund të ngrit kallëzim penal për vepër penale që ndiqet me detyrë zyrtare.
“Kallëzimet penale do të ngriten të paktën për disa vepra penale dhe atë para së gjithash për keqpërdorimin e pozitës zyrtaren dhe autorizimit, zhvatjes, mashtrimit, dhënies së dëshmisë së rreme, ndoshta torturë dhe mjekim të papërgjegjshëm…”, deklaroi Dukoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Dukoski tha se kallëzimet janë për persona nga institucioent shtetërore dhe për persona që janë jashtë këtyre institucioneve, duke mos saktësuar për kë bëhet fjalë.
Ai shtoi se bëhet fjalë për kallëzime tërësisht të reja penale, që nuk kanë kurrfarë lidhje me lëndën “Reket”.
“Gjykata themelore ka parashtruar njoftim me shkrim deri te Prokuroria themelore publike Shkup se personi i dënuar ka kërkuar dhe Gjykata do t’i japë leje që të vijë deri te PTHP Shkup dhe të dëshmojë”, thonë për MIA-n nga Prokuroria publike
Jovanovski javën e klaluar për rastin “Reket” u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa ish prokurorja speciale, Katica Janeva u dënua me shtatë vjet burg./MIA
