"Boingu 737" zbret në aeroportin e Prishtinës

TË FUNDIT

Pasi nuk arriti të aderojë në Shkup, për shkak të erës së fortë, aeroplani i “Turkish Airlines” Boing 737-752 ka aderuar në aeroportin e Prishtinës.

Aeroplani po vinte nga Stambolli me destinacion Shkupin, por pasi u rrotullua disa herë në ajër, rreth një orë, në zonën mes Velesit dhe Kavadarit, nuk ia doli të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” andaj u drejtua drejt Prishtinës ku edhe e preku tokën.

Njëkohësisht, për shkak të erës së fortë, një aeroplan tjetër është orientuar për të aderuar në aeroporin e Ohrit, i thanë TV21 burime nga Aeroporti i Shkupit.

U përfol se në Boingun 737 fluturonte edhe këngëtaeja Tamara Tedovska dhe ekipi i saj që mbrëmë e përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurosong, megjithatë këto informacione u hodhën poshtë si të pasakta.

ERA E FORTË, “BOING 737” NUK PO ADERON DOT NË SHKUP!

LIVE:ERA E FORTË, “BOING 737” NUK PO ATERON DOT NË SHKUP!БОИНГ 737 ОД ИСТАНБУЛ НЕ МОЖЕ ДА СЛЕТА ВО СКОПЈЕ, КРУЖИ ВО ВОЗДУХ

Gepostet von TV21 am Sonntag, 19. Mai 2019