Bogov: Guvernatorja e solli vendimin e vetëm të drejtë për “Eurostandard bankën”

TË FUNDIT

Guvernatorja e solli vendimin e vetëm të drejtë për “Eurostandard bankën” në situatën e dhënë. Nëse do të isha në vend të saj do ta merja vendimin e njëjtë, deklaroi për MIA-n ish guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.

Duke e ditur situatën në “Eurostandard bankën” në vitet e fundit, thotë ai në deklaratë për MIA-n, e qartë është se Banka Popullore i shterri të gjitha mundësitë  për përmirësim të gjendjes në Bankë.

“Me marrjen  e lejes për punë  të “Eurostandard bankës”, në tërësi do ta përforcojë  stabilitetin e sistemit bankar, sepse u largua  mjeti i vetëm i vogël në sistem. Të gjitha bankat tjera punojnë  me profit dhe kanë nivel të kapitalit larg mbi minimumin ligjor”, thotë paraardhësi i Angelovska-Bezhoskës.

“Për fat të keq edhe krahas raporteve  vjetore supervizore nga kontrollet  në këtë bankë  të cilat i ishin dorëzuar  Bordit mbikqyrës dhe shumë mbledhje të punës  në vitet e fundit me aksionarin  dhe gjithë përbërja e Bordit mbikqyrës,  në të cilat detajisht ishte prezantuar gjendja reale  në Bankë, ata nuk arritën  ta përmirësojnë punën me “Eurostandard bankën” dhe ta zvogëlojnë nivelin  e kredive të këqia”, thekson Bogov për MIA-n.

Megjithatë ai potencon se  rritja e kapitalit e cila është kryer në kërkesë të Bankës Popullore, shumë shpejtë është shpenzuar nga humbjet që janë kryer me kredi të reja të këqia.

“Nëpër vite, Banka Popullore i ndërmerr të gjitha masat ligjore sipas Ligjit,  por ajo nuk ka kompetencë  për mikromenaxhim të bankave.”, porositi Bogoev  në deklaratë për MIA-n në lidhje me mbylljen e “Eurostandard bankës”: