Boçvarski për ndërtesat tek Holiday Inn: Janë në kompetencë të komunës

TË FUNDIT

“Ende nuk kemi marrë elaborate nga ekspertët, pasi ta marrim elaboratin për suspension, do ta procesuojnë dhe shërbimet tona do të veprojnë menjëherë”, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, në lidhje me ndërtesat që pritet të ngriten në hapësirën pranë Holiday Inn, përcjell TV21. Mbi këtë temë nuk deshi të deklarohet kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili ishte i pranishëm në konferencën për media, bashkë me Boçvarskin.

Ndryshe pronarët e tokave në zonën afër hotel Holiday Inn, mu në qendër të Shkupit, së shpejti do të fillojnë ndërtimin e tre ndërtesave me 15, 20 dhe 25 kate. Investitorët, kompania “MG Fashion” dhe Kisha ortodokse maqedonase përmes kompanisë “Obnoviteli”, kanë paguar taksa  komunale në vlerë prej 150 milionë denarë ose 2,43 milion euro, 60 përqind Qytetit të Shkupit (1.4 milionë euro) dhe 40 përqind Komunës Qendër (1 milion euro). Më parë, Komuna Qendër e miratoi projektin ideor për objektet. Kështu, tani mbetet që investitorët të aplikojnë për leje ndërtimi e pastaj ata mund të ndërtojnë lirisht në këtë hapësirë ​​të fundit të lirë në qendër të Shkupit, e cila është rreth 200 metra nga Parlamenti./TV21

TË NGJAJSHME