Bordi Drejtues i MEPSO ka dhënë propozim dhe e ka votuar Kushtrim Ramadanin për drejtor të kompanisë. Aq sa jam i informuar ekipet e juristëve të Qeverisë e kanë shqyrtuar mendimin e KSHPK-së dhe konsideroj se qëndrimi i Qeverisë është se nuk ka konflikt interesash sa i përket vendosjes së drejtorit në MEPSO, porositi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
“MEPSO ka Bordin e tij Drejtues dhe Mbikëqyrës. Bordi Mbikëqyrës sipas mundësive ligjore zgjedh kryetar të Bordit Drejtues dhe të gjitha organeve dhe trupave të tjera të kompanisë. Bordi Drejtues ka dhënë propozim dhe e ka votuar Kushtrim Ramadanin për drejtor të kompanisë. Megjithatë, do ta ndjekim situatën dhe do t’i shohim të gjitha argumentet dhe çështjet të cilat hapen dhe qëndrojmë në dispozicion që të bisedojmë në këtë temë. Mendoj se sipas të gjitha argumenteve juridike të cilat i kemi dëgjuar deri më tani, unë, por edhe Qeveria se atje nuk ka konflikt interesi”, tha Boçvarski në përgjigjen e pyetjes në shënimin e vendosjes së linjës së re ajrore mes Shkupit dhe Kievit.
