Boçvarski: Në vitin 2023 do të kemi Korridorin 8 tërësisht të rikonstruktuar

TË FUNDIT

Korridorin 8 nga ana jonë, gjegjësisht rrugën e shpejtë Rankovc- Kriva Pallankë, korsinë e tretë drejtë Deve Bairit dhe rehabilitimin e tërësishëm të rrugës ekzistuese duhet t’i përfundojmë kah mesi i vitit 2023 me çka do të kemi Korridorin 8 tërësisht të rikostruktuar, nga Shkupi deri në kufirin me Bullgarinë. Ky do të jetë investim prej 100 milionë euro, njoftoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në lajmet në televizionin Kanal 5.

“Një nga dobësitë është ajo që deri më tani grupet e punës shumë shpesh janë formuar, por pas takimeve të para, mungonin mbledhjet dhe takimet. Tani qëllimi është që të kemi takime shumë më aktive, të shpejta dhe efikase. Këtë e flas nga aspekti se të paktën katër herë në vit do të kenë takime. Këto grupe të punës të cilat do të bisedojnë në tema shumë të ndryshme, sipas nevojës do të takohen edhe më shpesh me rotacion edhe në Bullgari, por edhe në Maqedoni kështu që nga ai aspekt dua të them se që kah mesi i këtij muaji do të jetë takimi i parë i atyre grupeve të punës të cilat teknikisht do të hyjnë që kah mesi i këtij muaji do të jetë takimi i parë i atyre grupeve të punës të cilat teknikisht do të hyjnë në përgatitjen e të gjitha projekteve dhe veprimeve dhe do t’i lehtësojmë procedurat që të fillojë, por edhe që të përfundojë e gjithë ajo që e kemi menduar”, sqaroi Boçvarski.

Ai paralajmëroi se mënyra e re e bashkëpunimit do ta përshpejtojë edhe dinamikën e hekurudhës drejtë Bullgarisë, si dhe se së shpejti do të vendoset linjë ajrore me Sofjen.

“Në takimin e dy grupeve të punës do t’i hapim edhe çështjet për linjën e re ajrore, për procedurat që duhet të përfundojnë dhe gjithsesi për përfitimet ekonomike dhe përfshirjen e disa kompanive ajrore. Ajo është një procedurë më e madhe, por duam që shpejtë ta zgjidhim dhe sa më shpejtë që është e mundur të hapet kjo linjë ajrore”, theksoi ministri Boçvarski.