Për nesër është paralajmëruar bllokadë e rrugës rajonale Manastir – Kërçovë, përpara fshatit Sopotnica. Në vend është paralajmëruar një protestë, e cila do të nisë në orën 12 dhe pritet të përfundojë në orën 14:00.
Në protestë të ftuar janë edhe drejtori i Mekedonijapat , Kostadin Aceski, drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” – Ejup Rustemi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski.
Pak ditë më parë gjithashtu është mbajtur protestë ku qytetarët kërkuan rikonstruksionin e menjëhershëm dhe të plotë të kësaj rruge.
