Bllokada e Postës, “kërcënim” për 2300 të punësuar! Sindikalistët kërkojnë që Qeveria ta bëjë çështje me prioritet

Must Read

Janë sanksionuar 346 shoferë në Shkup, 150 për shpejtësi të tejkaluar, 28 motoçiklistë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 346 sanksione, mes të cilëve...

Është arrestuar personi që sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar S.A.  (32) nga Shkupi i cili sulmoi një mjek në Klinikën...

LSDM: Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja ndërton rend, drejtësi dhe disiplinë

"Rendi, drejtësia dhe disiplina, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të pavarur juridik dhe sundimi joselektiv...
- Advertisement -

Po mbushet një muaj që kur falimentoi Banka Eurostandard, gjë që e ka paralizuar punën e Postës së Maqedonisë së Veriut, sepse ia ka bllokuar qarkullimin pagesor.

Për të shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen në të cilën ndodhet Posta sot dolën për të folur Sindikalistët e saj.

- Advertisement -

E para se të fillojnë, një nga ta e mori çantën me vete, sepse kishte një frikë nga Qeveria.

“Këta vjedhin këtu…” tha ai.

- Advertisement -

Kryetari i sindikatës pohon se falimentimi i Eurostandardit e ka rrënuar punën e postës e cila në 20 ditët e fundit ka humbje të mëdha financiare.

“Mosfunksionimi i 330 njësive postare të Postës së Maqedonisë dhe gjendja “status quo” me mosfunksionimin e xhiros pagesore përbën kërcënim të drejtpërdrejtë të 2300 të punësuarve dhe familjet e tyre. Njëherazi, mosfunksionimi i filialeve postare ka pasoja të mëdha edhe ndaj qytetarëve” tha Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës së Postës së Maqeodnisë.

- Advertisement -

Kërkuan që Qeveria Postën ta bëjë çështje me prioritet dhe me urgjencë të sjellë vendim për lidhjen e një marrëveshjeje me ndonjë bankë tjetër, për stabilizim të postave duke i mbuluar humbjet, që sipas tij, dita ditës po thellohen.

“Mendoj se ka disa bisedime me disa banka, por nuk kam informacion se me cilën bankë” u shpreh Veligdenov.

Veligdenov thotë se tani për tani pagat e të punësuarve nuk janë vënë në pikëpyetje. Nuk mendon as se ka ndonjë rrezik për falimentim të postës, megjithatë shton se situata është serioze dhe lehtë mund të kthehen në krizë financiare andaj kërkuan takim urgjent me kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.

Optimist se posta nuk do të falimentojë është edhe drejtori gjeneral i saj Ejup Rustemi, i cili dy ditë më parë i tha TV21 se po shpreson për pëlqim të shpejtë nga Qeveria për procesin e zgjedhjes së një banke tjetër.

“Urgjenca në Postë është jashtëzakonisht shumë e madhe. Ne duhet ta më shpejtë të zgjedhim një bankë afariste për të vazhduar qarkullimin pagesor në postë, por gjithashtu jemi nën presionin e kohës se sa më shpejtë të zgjedhim një bankë afariste, por njëkohësisht do të respektojmë të gjitha procedurat për procedurë transparente” pati deklaruar Drejtor Gjeneral i Postës, Ejup Rustemi.

Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar vendim të shpejtë për gjetjen e një banke tjetër.

Tani, meqë qarkullimi pagesor është bllokuar, Posta e Maqedonisë po funksionon vetëm me dërgesat e letrave dhe pakove. Raporti i fundit i Entit Shtetëror për Revizion tregoi se që nga viti 2012 Posta punon me humbje në vlerë prej rreth 10 milionë eurove. Pandemia paralizoi dërgesat ndërkombëtare, çka solli vetëm humbje, ndërsa tani falimentimi i Bankës Eurostandard e ka rënduar gjendjen edhe më shumë.

- Advertisement -

Janë sanksionuar 346 shoferë në Shkup, 150 për shpejtësi të tejkaluar, 28 motoçiklistë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 346 sanksione, mes të cilëve 17 shkelje për ngasje pa...

Është arrestuar personi që sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar S.A.  (32) nga Shkupi i cili sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë. Kundër tij do...

LSDM: Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja ndërton rend, drejtësi dhe disiplinë

"Rendi, drejtësia dhe disiplina, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të pavarur juridik dhe sundimi joselektiv i ligjit janë prioritetet kryesore...

MSH: Arrihet avancim i konsiderueshëm në diagnostifikimin e demencës

MIA MK MSH: Arrihet avancim i konsiderueshëm në diagnostifikimin e demencës Shkup, 21 shtator...

Stuhia tropikale Beta po lëviz drejtë Teksasit dhe Luizianës

Stuhia tropikale Beta po iu afrohet brigjeve të Teksasit dhe Luizianës dhe ekziston frika se do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -