Bullgaria me bllokadën e nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, është duke ndikuar drejtpërdrejt edhe te Shqipëria, kurse demotivon edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ka vlerësuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Slloveni.
“Çështja bilaterale me Bullgarinë me të vërtetë është diçka që i lidh të gjitha shtetet tjera kandidate. Do të thotë ndikon drejtpërdrejt edhe në Shqipërinë, sepse janë të lidhur me ne, por ndikon edhe në motivimin apo demotivimin e Serbisë dhe Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe kjo është e qartë. Koha është para nesh. Tham se vendimet për zgjerimin për ne, për nisjen e negociatave momenti i parë është mesi i dhjetorit. Atëherë do të përfundojnë zgjedhjet te ne, do të përfundojnë zgjedhjet në Bullgari dhe kjo më jep shpresë në deklaratat e tilla të forta nga ana e Bashkimit Evropian të cilat u dërguan sot dhe atë mjaftë konkrete”, tha Zaev, transmeton TV21.
Kjo sipas tij ndodh pasi çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për nisjen e negociatave të Shkupit dhe Tiranës me BE-në, por duhet të bazohet në përmbushjen e reformave të paracaktuara.
Ai është i bindur se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor është Evropë, ndërkaq ka porositur që Bullgaria të marrë parasysh porositë e qarta që i dërguan krerët e BE-së.
