Bllagoja Milevski nuk do të jetë trajner i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll

TË FUNDIT

Bllagoja Milevski nuk do të jetë më trajner i Përfaqësuese se Maqedonisë së Veriut në Futboll, përcjell TV21. Nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se Milevskit nuk i vazhdohet kontrata, ndërsa e kanë falënderuar për kontributin e deritanishëm.

“Mirënjohje e sinqertë për Bllagoja Milevskin dhe shtabin e tij profesional për punën e deritanishme të përkushtuar, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë shëndet dhe shumë sukses në vazhdimin e karrierës së tij si trajner”, njoftojnë nga Federata.