Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ashpër e dënoi sulmin e djeshëm me raketa ndaj portit Odesa, duke njoftuar se Rusia është përgjegjëse për thellimin e krizës globale me ushqim, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Blinkeni tha se ky sulm rus “e minon përkushtimin e KB-së, Turqisë dhe Ukrainës për dërgesën e produkteve themelore ushqimore në tregjet botërore”.
“Vetëm 24 orë pasi u arrit marrëveshja që do të lejonte eksportet bujqësore ukrainase të vazhdonin përmes Detit të Zi, Rusia i shkeli angazhimet e saj duke sulmuar Odesën. Kremlini vazhdon të tregojë indiferencë ndaj sigurisë së miliona civilëve”, tha Blinkeni.
“Me bllokimin e Detit të Zi, Rusia vazhdon ta varfërojë Ukrainën dhe ta shterojë aftësinë e saj që ta furnizojë botën me ushqim”, tha mes tjerash Blinken.
