Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se deri më tani, krahas SHBA-së, 12 shtete të tjera janë dakorduar të pranojnë refugjatë të përkohshëm nga Afganistani. Mes tyre janë Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
“Shqipëri, Kanadaja, Kolumbia, Kostarika, Kili, Kosova, Maqedonia e Veriut, Meksika., Polonia, Katari, Ruanda dhe Uganda dhanë oferta bujare lidhur me përpjekjet për zhvendosje të afganëve të rrezikuar”, tha Blinken mbrëmë vonë.
“Jashtëzakonisht e vlerësojmë mbështetjen që e ofruan dhe jemi krenarë që punojmë me tan ë mbështetje të përbashkët për popullin afgan. Jemi të inkurajuar që edhe vendet e tjera mendojnë të ofrojnë mbështetje”, tha Blinken.
Tranziti I afganëve të evakuuar dhe shtetasve të vendeve të tjera që u larguan nga Afganistani tashmë po ndodhë apo do të ndodhë së shpejti përmes territorit të 14 vendeve. Ato janë Bahrejni, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Kazakistani, Kuvajti, Katari, Taxhikistani, Turqia, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Uzbekistani.
Blinken tha se prej 14 gushtit SHBA-ja mundësoi rreth 13.000 njerëz të largohen nga Kabuli me aeroplanë amerikanë dhe ta vazhdojë operacionin e shpëtimit.
“Në disa ditët e fundit, SHBA-ja I shfrytëzoi kanalet e veta diplomatike për të organizuar fushatë globale pa precedent për evakuim të shtetasve amerikanë, të punësuar nga shtete-partnere dhe afganë të rrezikuar nga Kabuli”, tha Blinken.
Ai u shprehi falënderim të posaçëm partnerëve të Uashingtonit “në mbarë botën të cilët morën pjesë në këtë operacion”.
