Blinken me mesazh ngushëllimi për vdekjen e Nishanit

TË FUNDIT

Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ai ka vlerësuar kontributin e Nishanit në marrëdhëniet SHBA- Shqipëri.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë” shkruan në mesazhin e tij Blinken.

Bujar Nishani vdiq  më 28 maj në moshën 56 vjeç nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19./21Media