Blero konfirmon lidhjen e re të dashurisë

TË FUNDIT

Këngëtari i njohur Blero ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë.

Në një paraqitje televizive, Blero është rrëfyer si kurrë më parë duke dhënë disa përgjigje që njerëzit i kanë pritur që sa kohë.

Kur është pyetur për një lidhje të re dashurie ai ka konfirmuar gjithçka duke thënë se është shumë i lumtur dhe po shijon këtë periudhë të jetës.

“Mund të them se jam duke u ndjerë shumë mirë në jetën time private. Po është e vërtetë se kam postuar dhe kam ndarë me ndjekësit e mi edhe gjërat private. Jam shumë i lumtur dhe dua që personin që e kam në krah dua ta respektoj sepse ajo nuk dëshiron të dalë në publik dhe nuk besoj se do ta dalë ndonjëherë. Kështu që, unë jam shumë i lumtur”, u shpreh Blero.