BLERIM REKA TAKON STRUGANËT, “STRUGA DO TË LIDHË BESËLIDHJEN E SHQIPTARËVE”

Mbrëmë kandidati për kryetar shteti Blerim Reka, bashkë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Zijadin Selen dhe kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin takuan qytetaret e Strugës. Kandidati për kryetar Shteti Blerim Reka para struganëve tha që Struga do të lidhë besëlidhjen e shqiptarëve. Ai me tej shtoi  se ka ardhur koha për president shqiptar dhe se koha për shqiptar të parë president  ne Maqedoninë e Veriut do te jetë me 21 prill. Reka tha se  nuk është kjo Republike për te cilën e kanë menduar qytetarët e Maqedonisë.

“Në Strugë sot takova qytetarë të cilët më thanë përpara kishim problem të mbushim një shkollë, sivjet në nuk po mund të mbushim një klasë. E shikoni ku na ka sjellë politika 20 vjeçare e nacionalizmit tenderist” theksoi Blerim Reka, kandidat për president

 

Me politikat e veta globale, shtoi, do ta afrojë vendin drejt BE-së.

“Para struganëve dërgova porosi universale për republikën e cila është një dhe për të gjithë, në të cilën nuk ka diskriminim në asnjë bazë, as fetare, as etnike. Për një republikë të qytetarëve të barabartë, për një republikë në të cilën sundon ligji, e jo individi dhe për një republikë e cila nuk duron gjyqësi të politizuar, administratë publike me nepotizëm dhe sigurisht nuk do të tolerohen pazarllëqe politike të partive në mënyrë që të hiqet Prokuroria Speciale Publike. Ajo duhet të vazhdojë sepse PSP është garantuese e parimit të sundimit të së drejtës”, theksoi Reka.