Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka pranuar çmimin “Nëntori shqiptar”, nga komuniteti shqiptar në New York, në prag të 28 nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë.
Në ngjarjen e organizuar e pranishme për të kënduar ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti.
Pas performancës ajo u pa e shoqëruar nga Grenelli, i cili ndau disa imazhe nga ky event në llogarinë e tij në Instagram.
Në njërën prej tyre Grenell shihet përkrah Bleonës, e cila shihet duke i dhuruar një puthje në faqe ish-emisarit.
“Jam shumë mirënjohës që kam pranuar këtë çmim në New York nga komuniteti shqiptar. Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar”, ka shkruar Grenell në mbishkrimin e fotove.