Amerikanët kanë shpenzuar një shumë të jashtëzakonshme prej 11.8 miliardë dollarësh për “Black Friday”, dhe kjo vetëm përmes blerjeve online – një rritje prej 9.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Deri në fund të dhjetorit, parashikohet që shuma të arrijë në 20.2 miliardë dollarë, që do të përfaqësonte një rritje prej 11 për qind. Nga 1 deri më 28 nëntor, shitjet e e-commerce në Shtetet e Bashkuara kanë arritur gjithsej 111.4 miliardë dollarë, që është rritje prej 7.1 për qind në krahasim me vitin 2024.
