Fjalim në Forumin e Prespës për Dialog kanë mbajtur edhe biznesmenët.
Njëri prej tyre, është ankuar për mungesën e infrastrukturës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jemi nisur për të shkuar drejt tregut të përbashkët, por kjo është shumë e vështirë kur nuk kemi infrastrukturë e cila do ta mbështesë qarkullimin e lirë të mallrave dhe udhëtarëve që është shtylla kryesore e themeleve të Bashkimit Evropian. Infrastruktura është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Korridori 8 thuajse nuk funksionon në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”, tha biznesmeni, raporton TV21.
