"Bizneset të përkeqësuara që nga fillimi i vitit"

TË FUNDIT

Qeveria duhet të krijojë kushte për t’i mundësuar sektorit privat që të funksionojë në mënyrë të duhur, tha ambasadori holandez Robert Bosch, gjatë një konference të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

Në konferencën e sotme në Prishtinë, OEK prezantoi një raport, në të cilin është vlerësuar se situata e bizneseve në Kosovë është përkeqësuar për 7 për qind.
Sipas ndërmarrësve, barrierat e të bërit biznes në Kosovë konsiderohen të jenë mungesa e porositjeve, mungesa e personelit të kualifikuar, kapacitetet e kufizuara teknike, mungesa e mjeteve financiare, kamatat e larta etj.
Sipas ambasadorit Bosch, ndërmarrësve në Kosovë duhet t’u jepet mundësia që punën e tyre ta kryejnë ashtu siç duhet, por po ashtu ata edhe vetë duhet t’i krijojnë rrethanat për zhvillimin e bizneseve të veta.

Ndërkaq, kryetar i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se situata e bizneseve është përkeqësuar tej mase në tremujorin e parë të vitit 2015. Ai tha se ka rënie për 7% krahasuar me tremujorin e kaluar, që ishte 28%, ndërsa këtë tremujor është 21%.
Sipas tij, njëra ndër sfidat më të mëdha në Kosovë, pa dyshim është pritja për punësim dhe krijimi i vendeve të punës.

Sipas analizës së bërë, pritjet më të larta për punësim kanë qenë në tremujorin e parë të vitit 2013, duke shënuar ndryshime kryesisht në rënie në tremujorët pasues. Po ashtu, vetëm rreth 30% e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet, rezultate këto në trend pozitiv në krahasim me tremujorin paraprak të 2014-tës, dhe me një rënie prej 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gërxhaliu po ashtu tha se 11% e bizneseve presin që numri i të punësuarve të zvogëlohet, përqindje kjo më e mirë krahasuar me tremujorin paraprak. Ndërsa rreth 60% e bizneseve presin qe punësimi të mbetet i njëjtë.
Kur bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë kohore, sipas Gërxhaliut, pritjet janë shumë më optimiste për punësim.
Sipas analizës së bërë, treguesi i klimës ka shënuar ndryshime të theksuara krahasuar me tremujorin paraprak, por edhe krahasuar me periudhën e njëjtë të 2014. Situata aktuale e biznesit vlerësohet të jetë negative me -8