Bislimovski: Realizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i energjisë elektrike dhe ngrohjes për qytetarët tanë është përparësi e jona

TË FUNDIT

Sistemi energjetik ishte i qëndrueshëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe tani po dëshmon se është rezistues ndaj krizës aktuale shëndetësore dhe ekonomike, e cila është rezultat i rregullimit të cilësisë në sektorin energjetik, me ç’rast merren parasysh të gjitha parametrat e punës së ndërmarrjeve energjetike, në përputhje me legjislacionin, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski në takimin e sotëm të punës me Zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Oto Graf.

“Realizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i energjisë elektrike dhe ngrohjes për qytetarët është përparësi e jona. Duke punuar në rregulloret që i kemi harmonizuar me legjislacionin e BE-së në drejtim të Komunitetit energjetik, ne kemi parashikuar një pjesë të veçantë për konsumatorët e cenueshëm që janë të mbrojtur në këto muaj të dimrit. Në muajt e dimrit dhjetor, janar dhe shkurt, furnizuesi nuk duhet t’i shkyç konsumatorët për shkak të faturave të papaguara. U tregua që mekanizmi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenushëm, që është praktikë e BE-së, është i rëndësishëm në një kohë të tillë të krizës shëndetësore dhe ekonomike”, tha Bislimoski.

Sipas tij, KRRE është e përqendruar në hartimin e një harte të qytetit për sa i përket ngrohjes, për të cilën kanë filluar konsultimet me Odat ndërtimore.

Bislimoski dhe Graf ranë dakord se pavarësia energjetike është thelbësore dhe sigurohet përmes investimeve të vazhdueshme në sektor.

Graf u falënderua për pritjen në KRRE dhe diskutimin mbi çështjet rregullatore në Maqedoninë e Veriut, kryesisht, në drejtim të procesit të pranimit në BE, si dhe rëndësinë e tyre për investitorët.

Lidhur me aktivitetet e ardhshme, një nga sfidat e KRRE-së do të jetë përfundimi i rregullores në lidhje me shpërndarjen e gazit në pritje të rezultatit të tenderit të shpallur për gazifikimin e vendit, si dhe zbatimin e projekteve të shpallura së fundmi për ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm afër Aleksandropolisit në Greqi.