Bisedë telefonike Micotakis-Erdogan

TË FUNDIT

Për nevojën që të mbahen kanalet e hapura bilaterale të komunikimit, janë pajtuar kryeministri grek Kirijakos Micotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë bisedës së sotme telefonike.

Siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, Micotakis dhe Erdogan kanë biseduar për pasojat nga pandemia e Kovid-19, si dhe për çështjet lidhur me hapjen e kufijve dhe ripërtëritjen e valëve turistike.

“Micotakis dhe Erdogan u pajtuan t’i mbajnë kanalet e hapura bilaterale të komunikimit”, kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek./MIA