Biontek punon me partnerin e saj Fajzer në rritjen e prodhimit të vaksinës kundër Kovid-19, kanë bërë të ditur themeluesit e saj, duke rekomanduar se do të ketë boshllëk në furnizimin derisa nuk fillon shpërndarja e vaksinave tjera.
“Për momentin (situata) nuk duket mirë- paraqitet vrimë pasi mungojnë vaksina tjera dhe ne patjetër të plotësojmë boshllëkun me vaksinë tonë vetanake”, ka deklaruar drejtori i Biontekut, Ugur Sahin për javoren “Shpigel”.
Sahin ka themeluar Biontekun me bashkëshorten e tij, Ozlem Tureçi e cila është drejtore kryesore medicinale e kompanisë.
SHBA ka porositur 600 miliinë doza nga ajo vaksinë në korrik, derisa BE priste deri në nëntor të porosis gjysmën e asaj sasie.
“Në një moment u bë e qartë se nuk do të mund të dorëzojnë “vaksina” aq shpejtë”, ka thënë Tureçi për “Shpigel”.
Sipas saj, në atë kohë ka qenë veçmë vonë për porosi të reja.
Biontek shpreson se do të fillojë linja e re prodhuese në Marburg, Gjermani në shkurt ku do të mund të prodhojnë 250 milionë doza në gjysmën e parë të vitit 2021
