Por kush eshte Stevo Pendarovski? Shefi i pestë i shtetit, është i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ka diplomuar në vitin 1987 në Fakultetin për shkencat juridike dhe politike, pranë Universitetit “Sh. Kirill dhe Metodi” – Shkup, ndërsa ka mbrojtur tezën e magjistraturës dhe doktoratës në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike pranë Universitetit “Sh. Kirill dhe Metodi”.
Gjatë 11 viteve të fundit ishte profesor në Universitetin Amerikan Kolexh – Shkup. Në periudhën 1998-2001 ishte kryeshef i Drejtorisë për analitikë dhe hulumtime në MPB-në dhe zëdhënës në këtë ministri.
Nga viti 2001 deri në 2004 ishte këshilltar për siguri nacionale të presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në 2005 ishte kryetar i KSHZ-së. Nga viti 2005 deri në 2009 ishte këshilltar për politikë të jashtme të presidentit të RM-së. Nga viti 2016 deri në 2017 ishte deputet në Kuvendin e RM-së. Nga nëntori 2017 Pendarovski u emërua koordinator nacional për NATO.
