Themeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates në konferencë për shtyp në Singapor deklaroi se beson se numri viktimave koronavirusi do të ulet “dukshëm” me rritjen e numrit të personave të vaksinuar, por edhe me praninë e ilaçeve të reja. Ai parashikon se për një vit sëmundja do të jetë në nivelin e gripit sezonal.
Miliarderi amerikan u intervistua gjatë Forumit të ri Ekonomik në Blumberg dhe me atë rast tha se numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga Kovid deri në mesin e vitit 2022 mund të arrijë nivelin e gripit sezonal, por me kusht që të mos paraqitet një variant i ri i virusit.
Gates përmendi disa arsye pse ai beson se numri i transmetimeve të virusit do të reduktohet.
Ai tha se gjithnjë e më shumë njerëz do të zhvillojnë imunitet natyror, do të ketë më shumë vaksina dhe ilaçe antivirale do të bëhen të disponueshme, transmeton “Foks biznis”.
