Bilanci i fundit, rritje e rasteve të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Edhe pse ditët paraprake u shënua një ulje rasteve të reja pozitive me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit sërish kemi pasur rritje.

Nga realizimi i 2.813 testimeve, pozitiv kanë rezultuar 509 raste.

Ndërkohë është regjistruar se janë shëruar 354 pacientë, ndërkaq 9 të tjerë e kanë humbur betejën me virusin Covid-19.

5 viktima janë regjistruar në Shkup (71, 66, 63 dhe 55-vjeç) dhe nga një viktimë në Ohër (67vj), në Kumanovë (68vj), në Koçan (85vj), në Dellçevë (61vj) dhe Demir Hisar (84vj).

Nga fillimi i pandemisë, në vend janë infektuar 99.917 persona, prej tyre janë shëruar 90.096, kurse jetën e kanë humbur 3.085 të tjerë. E gjitha kjo nga realizimi i 506.378 testimeve./TV21.