Bilall Kasami: Arjanit Hoxha, dorë e zgjatur e BDI-së

TË FUNDIT

I pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u pyet për deklaratat e Arjanit Hoxhës në “Click Plus”, i cili tha se fronti opozitar shqiptar është grumbull interesash. Kasami tha se ai është dorë e zgjatur e BDI-së dhe se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e tij.

“Kisha dashur deklaratat e tilla të vijnë nga përfaqësues të BDI-së, të mos vijnë nga dora e zgjatur e tyre sepse e vlerësoj si humbje kohe që të merrem me deklarata të personave të cilët veprimin politik e kanë në mbështetje të BDI-së”, tha Kasami.