Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë dërguar në spital pasi një vinç ra mbi një kompleks apartamentesh në qytetin jugor të SHBA-së në Dallas. Vinçi i ndërtimit u rrëzua gjatë një stuhie të fuqishme që goditi Teksasin të dielën.
Autoritetet thonë se ai u shpërbë dhe kaloi nëpër pesë kate të kompleksit, i cili ishte përballë një vendi të ndërtimit.
Garazhi i parkimit të kullës u dëmtua gjithashtu dhe përpjekjet për kërkim dhe shpëtim janë ende duke vazhduar. Raportet e medias lokale thanë se personi që vdiq ishte një grua. Nga ata në spital, dy janë në gjendje kritike, tha zëdhënësi i shpëtimit, Jason Evans, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa shkaku i rënies nuk është ende i qartë, Evans tha se kishte një mundësi që erërat e forta kanë ndikuar. Dëmtimet dhe ndërprerjet e energjisë po raportohen në të gjithë zonat e tjera të Teksasit, pasi stuhitë e ashpra shpërthyen në vend./21Media
