Bie sistemi në pikën kufitare “Bllacë”

TË FUNDIT

E PËRDITËSUAR: Rikthehet sistemi, normalizohet qarkullimi në pikën kufitare “Bllacë”

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë bëjnë të ditur se ka rënë sistemi regjistrimit të hyrje-daljeve në anën e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Sipas njoftimit, qarkullimi është ndërprerë.

“Ju njoftojmë, se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, prej orës 13:40 sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisë së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve. Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit. Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë. Për më shumë informata, kontaktoni QKMK në numrat r mëposhtëm; 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thonë nga QKMK.