Bie numri i të prekurve me Covid-19, 83 raste të reja dhe 11 viktima për 24 orë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime të Covid-19 dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë. Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Ndërkaq në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Deri më tani në vendin tonë numri i të prekurve nga korona është 81 804, dhe kemi 19 698 rastet aktive.