Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 978 raste të reja nga 7.452 testime të realizuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Jetën si pasojë e infektimit nga Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë, kurse janë shëruar 524 persona.
Raste aktive në vend janë 14.127.
Që nga fillimi i epidemisë janë infektuar gjithsej 174.667 persona. Prej tyre janë shëruar 154.698 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.842 të tjerë. Janë realizuar 1.145.081 testime./TV21
