Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba”.
Nga veprimet e kryera, sipas uniformave blu,A. N., 54 vjeç dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt. Si pasojë e plagëve të marra 54-vjeçari ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
