Bie fuqia e uraganit “Milton” që pritet ta godas Floridën

TË FUNDIT

Ndonëse u paralajmërua se fuqia e uraganit “Milton” që pritet ta godas Floridën do të jetë në kategorinë katër, ai tani më është dobësuar në kategorinë e tretë pasi shpejtësia e erërave të stuhisë ka rënë – kategoria tre është kur erërat janë deri në 208km/h dhe katër kur erërat shkojnë deri në 251km/h.

Dje, Qendra Nacionale Amerikane e Uraganeve tha se fuqia e Miltonit me gjasë do të ulej kur të prek tokën – që pritet të ndodhë më vonë.

Ndërkaq, zyrtarët e Floridës kërkuan nga qytetarët që të evakuohen ose do të ballafaqohen me shanse minimale për mbijetesë.