Bie fasada e ndërtesës në rrugën “Maqedonia” – Objekti ishte rinovuar në stil barok në kuadër të projektit “Shkupi 2014”

TË FUNDIT

Në rrugën “Maqedonia” në qendrën të Shkupit, ka ranë një pjesë e fasadës baroke, pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Copëzat kanë rënë në rrugë dhe mbi verandat e kafeneve, por për fat të mirë askush nuk është lënduar. Megjithatë rreziku mbetet për shkak se mund bien pjesë tjera.

Qytetarët me komente për fasadën barok.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre janë vet banorët e ndërtesës.

Ndryshe fasadat në qendër të Shkupit, të cilat më parë ishin në frymën e arkitekturës moderne, janë rinovuar në stil barok në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, për të cilin qeveria e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar rreth 700 milionë euro.