Çmimi i benzinës pas mesnate do të ulet për 1 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për 2 denarë, përcjell TV21. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimet sipas venimit të ri të KRRE-së:
Benzina BS-95 77 den/l
Benzina BS-98 79 den/l
Nafta 68,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë 68 den/l
