Pas mesnate çmimi i benzinave do të lirohet për 1,5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i naftës do të lirohet gjithashtu, por për 3 denarë për litër. Edhe çmim i vajit ekstra të lehtë do të ulet për 3 denarë për litër.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Vaji ekstra i lehtë, 108,5 den/l
Nafta – 97,0 den/l
Benzina BS-98 – 100,5 den/l
Benzina BS-95 – 98,5 den/l
Çmimi i gazit, 47,0 den/ë
