Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente

TË FUNDIT

 Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Xhozef Bajden, e emëroi senatoren Kamala Haris për kandidate për funksionin nënpresident i shtetit.

Vendimi i Bajdenit është historik sepse Haris do të jetë gruaja e parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së që do të jetë kandidate për president ose për nënpresident të shtetit.

Ish nënpresidenti i SHBA-së, gjatë administratës së Barak Obamës, e pranoi se votuesit me ngjyrë do të luajnë rol të rëndësishëm në përpjekjet e tij që ta mundin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Tramp, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Kam nderin e madh të bëj të ditur se e zgjodha Kamala Harisin, luftëtare e patrembur për njeriun e vogël dhe një nga nëpunësit më të mirë publikë në vend, si kandidat për nënpresident. Bashkë do ta fitojmë Trampin”, bëri të ditur Bajdeni në Tuiter.

Haris, është avokate 55 vjeçare dhe senatore nga Kalifornia.

Ajo është një nga personalitetet më të famshme e asaj partie dhe shpejtë u bë favorit për pozicionin  kandidat për nënpresident kur hoqi dora nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Para se të hyjë në Senat, ajo ishte ministre e Drejtësisë në Kaliforni gjashtë vite, ndërsa para asaj ishte prokurore në San Francisko.