Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.
“Sot, kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2 AG dhe oficerëve të saj të korporatës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një deklaratë.
“Këto hapa janë një pjesë tjetër e këstit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë”, shtoi presidenti amerikan.
Siç raporton BBC, projekti prej 10 miliardë eurosh u përfundua shtatorin e kaluar.
Vendimi i SHBA=ve vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës./21Media
