Biden: Vendimi për Mlladiqin, historik

TË FUNDIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti “historik” konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ratko Mlladiq.

Presidenti amerikan përmes një deklarate thotë se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Mlladiqit.

“Shpresoj që gjykimi i sotëm të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar, edhe pse kurrë nuk mund të fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre. Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Vendimi gjithashtu fuqizon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar ndodhjen e mizorive të ardhshme kudo në botë”, thuhet deklaratë.

Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiç ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë (boshnjakë) në Srebrenica.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

TË NGJAJSHME