Presidenti amerikan Joe Biden sërish e ka paralajmëruar Moskën që të mos përdorë armët bërthamore pasi do të ishte një gabim i rëndë.
“Rusia do të bënte një gabim tepër serioz me përdorimin e armëve bërthamore taktike”, tha Bajdeni.
Nuk ka garanci se bëhet fjalë për të ashtuquajturin operacion me flamur të rremë, ndërsa çdo vendosje e armëve bërthamore “do të ishte një gabim serioz”, tha presidenti amerikan.
Komenti i tij erdhi pasi Rusia fillimisht theksoi se Ukraina po planifikon të hidhte një “bombë të pistë”, që u përgënjeshtrua nga Ukraina, si dhe SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.
Drejtori për komunikime të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi, të hënën deklaroi se nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në pohimet e Moskës se Ukraina planifikoi të aktivizojë “bombë të pistë”, ndërsa më pas fajësoi Rusinë për të.
“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. “E dimë se nuk është e vërtetë,” tha Kirbi.
