SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj ministrit kuban të Mbrojtjes Alvaro Lopez Miera dhe Brigadës së Forcave Speciale të Havanës për shkak të “përpjekjeve për të shuar protestat prodemokratike në vendin ishullor.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë në një deklaratë se po ndërmerren hapa për ta mbajtur qeverinë kubane “përgjegjëse për veprimet e tyre”, duke paralajmëruar sanksione të mëtejshme ndaj “individëve përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”.
“Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Biden.
“Ndërsa e mbajmë përgjegjës regjimin kuban, mbështetja jonë për popullin kuban është e palëkundur dhe ne po sigurohemi që kuban-amerikanët të jenë partnerë jetikë në përpjekjet tona për t’u dhënë lehtësim njerëzve të vuajtur në ishull”, ka shtuar presidenti amerikan.
