Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vendosi një kurorë lulesh sot në Pentagon, në 21-vjetorin kur terroristët islamikë rrëmbyen katër avionë pasagjerësh dhe kryen sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne.
Presidenti amerikan do t’i drejtohet një ceremonie përkujtimore në Pentagon dhe Zonja e Parë Jill Biden do të flasë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani.
Zv. presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Përkujtimore Kombëtare të 11 Shtatorit në Nju Jork.
Të martën, më 11 shtator 2001, kamikazët rrëmbyen avionë amerikanë dhe i përplasën në dy rrokaqiejt e qytetit të Nju Jorkut, duke vrarë mijëra njerëz.
Ky sulm mbetet një nga ngjarjet më traumatike të shekullit, jo vetëm për Amerikën, por edhe për pjesën tjetër të botës, raportoi BBC.
