Biden në Kiev, e para vizitë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Kiev këtë të hënë, në një vizitë surprizë dhe të parën në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus rreth 1 vit më parë.

Vizita e papritur erdhi teksa ai udhëtoi për në Poloninë fqinje për të takuar Presidentin Andrzej Duda.

Kishte spekulime dhe më herët se një mysafir i rëndësishëm po mbërrinte në kryeqytetin ukrainas, por asgjë nuk ishte ende e konfirmuar.

Ka qenë politikania ukrainase Lesia Vasylenko ajo e cila ka konfirmuar zyrtarisht se presidenti Biden ka mbërritur në Kiev.

“Po, e konfirmuar, presidenti Biden është në Kiev . Mirë se vini zoti President! Në pritje të njoftimeve pas përvojës së sirenave të sulmit ajror”, shkruan ajo në Twitter.