Biden: NATO është “jetësore” për të ruajtur sigurinë amerikane

TË FUNDIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden tha se ai e sheh NATO-n si jetësore për të ruajtur sigurinë e Amerikës.

“Ne besojmë se NATO është thelbësore për të ruajtur sigurinë amerikane për pjesën tjetër të shekullit”, tha Biden në një konferencë shtypi të dielën në Angli në kulmin e samitit të G7 para se të udhëtonte në Bruksel për samitin e NATO-s, sipas CNN.

Biden përsëriti gjithashtu angazhimin amerikan për mbrojtjen kolektive.

“Unë dua që ata të dinë se ne besojmë se NATO në Seksionin Pesë është një detyrim i shenjtë’, tha ai.

Ish-Presidenti i SHBA, Trump ishte shpesh kritik ndaj NATO-s, duke thënë se vendet nuk po paguanin sa duhet për mbrojtjen amerikane.