Biden e quan Putinin diktator vrasës e bandit të pastër

TË FUNDIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti presidentin rus, Vladimir Putin një “bandit të pastër”, derisa fliste në një ngjarje të enjten.

Biden tha se Putini është një “diktator vrasës, një bandit i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”, shkruan CNN.

“Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij dhe ato janë pjesë e arsyes që kostoja po shkon kaq e lartë”, tha Biden.

Në mbështetjen e tyre për sanksionet kundër Rusisë dhe Ukrainës, Biden tha se Irlanda gjithashtu “po paguante një çmim të madh” për një kontribut që ai e quajti “jo të vogël”./21Media